Debati parlamentar i së enjtes të kaluar është përshkallëzuar në konfrontim fizik mes ministrave dhe deputetëve të pushtetit me ata të PDK-së në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Deputeti i VV-së, Halil Thaçi fajin për atë që ndodhi ia lë opozitës.
“Shiko kur humbin faktet dhe argumentet, pastaj vjen në pyetje edhe dhuna siç e bën partitë opozitare. Është e vërtetë që edhe VV ka bërë protesta të ndryshme brenda e jashtë Kuvendit. Por asnjëherë nuk është cenuar siguria e dikujt. Nuk është sulmuar askush siç ndodhi atë ditë. Disa deputetë e sulmuan kryeministrin me ujë dhe pastaj zv/kryeministrin me shishe qelqi”.
Ky arsyeton veprimet e ngjashme të VV-së në të kaluarën, përderisa i kritikon ato të opozitës, shkruan FrontOnline.
“Kur ndalemi se pse është gjuajtur me vezë Isa, ka qene nënshkrimi i Zajednicës. Dhe nëse ju me thoni që Zajednica është e barabartë me një bisede të inskenuar nga një deputet nga radhët e një komuniteti të caktuar me shefin e grupit parlamentar të VV-së. Ka pasë vezë e gaz, por kauzat kanë qenë te mëdha, nuk barazohet hedhja e vezëve për Zajdenicën dhe grushtat e PDK-së për një bisedë. VV ka pasë të drejtë sepse ka qenë në pyetje territori i Kosovës”.