Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka zhvilluar takimin me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, përcjell InLajmi
Takimin e bëri të ditur vet ambasadori ku tha se theksi i bisedës ka qenë te Ligji i Zgjedhjeve dhe situata me komunat veriore.
Më tej ai tha se BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj për KQZ-në për harmonizimin e akteve nënligjore me ligjin e ri
Postimi i plotë i tij:
I gëzuar ta takoja kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi dhe të diskutonim për punën mbi zbatimin e Ligjit të Zgjedhjeve sikurse edhe çështjet aktuale rreth zgjedhjeve të parakohshme në veri. BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj për KQZ-në për harmonizimin e akteve nënligjore me ligjin e ri /InLajmi/