Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë, reagon ndaj pengimit të asamblistëve të saj për t’i vizituar nërmarrjet publike për çka edhe paralajmëron edhe veprime juridike ndaj personave përgjegjës për ndalimin e tyre, raporton InLajmi.
Shefi i asamblistëve të VV-së Gëzim Sveçla, tha se ata janë penguar edhe fizikisht që të hyjnë në Ndërmarrjen Publike Banesore e në ndërmarrje të tjera nuk kanë gjetur as personat përgjegjës.

Kurse asamblisti i Vetëvendosjes në Prishtinë Arianit Beqiri, i punësuar edhe si asistent në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, ka kërcënuar me përgjegjësi juridike ata që ia mohuan atij dhe 2 të tjerëve hyrjen në objektin e Ndërmarrjes Publike Banesore këtë të hënë.

Për këtë situatë, ai ka thënë sot se “s’ka diskutim” që dikush duhet të japë llogari. Ai ka akuzuar Komunën e Prishtinës dhe Policinë e Kosovës për zaptim të objektit të NPB-së.
“Mbledhjen e kemi thirrur për ditën e djeshme, por dhjetë minuta para se të futemi në mbledhje, një email identik i dal nga zyret e LDK-së ka shkuar te të gjithë aksionarët e zgjedhur të datës 8 qershor. Nuhi Halimi, kryesues i Bordit të NPB-së, kandidat për asamble i PDK-së, dje bashkë me anëtarët e PSD-së të instaluar nga Dardan Molliqaj në NPB, na kanë ndaluar me forcë hyrjen në ndërtesë”, ka thënë ai, në një konferencë për media.
Tutje ai tha se Policia ka rënë në lajthitje nga Komuna e Prishtinës, ku në vend që të asistonte kundër pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, ata asistuan në zaptimin e ndërmarrjes.
Asamblisti u shpreh duke thënë se ndryshe PDK-ja nuk di, ose janë hajna ose bandita, ose 2-ja këto bashkë.
“Po atë ditë, dje në mëngjes, drejtori për siguri në Komunën e Prishtinës i dërgon një letër Policisë së Kosovës me pretekstin se mund të ketë tentim të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në objektet e ndërmarrjeve publike”, ka vijuar Beqiri”, ka akuzuar Beqiri, PDK-në.
Arianit Beqiri, është zgjedhur më 8 qershor njëri nga 3 aksionarët e rinj komunalë të NPB-së. Por, të hënën atij dhe 2 aksionarëve të tjerë të zgjedhur në Kuvendin Komunal nga opozita në Prishtinë, nuk u është lejuar hyrja në objekt/InLajmi/