Klisman Kadiu këshilltari për media i zëvëndëskryeministrit Besnik Bislimi, ka reaguar ndaj përfoljes në media se Tirana ka refuzuar pjesëmarrjen e Bislimit, ndërsa ka thënë se pjesëmarrja e këtij të fundit përcjell InLajmi.
Siç tha ai pjesëmarrja e Bislimit në Tiranë është një lajm i pavërtetë i raportuar në media sepse pjesëmarrje atje nuk është konfirmuar nga zëvendëskryeministri.
Tutje Kadiu i quajti spekulime raportimet e mediave shqiptare në lidhje me refuzimin e Bislimit për shkak të protokollit dhe pozitës së tij.
Postimi i plotë i tij:
Lajmi i djeshëm për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi në takimin joformal në Tiranë nuk është i vërtetë. Nuk ka qenë i planifikuar e aq më pak i konfirmuar.
Meqë nuk ka patur asnjë konfirmim nga zëvendëskryeministri Bislimi, atëherë nuk ka mundur as t’i refuzohej pjesëmarrja apo prania e tij. Prandaj edhe raportimet nga disa media shqiptare në lidhje me refuzimin nuk janë gjë tjetër veçse spekulim dhe duke qenë i tillë veç mund të spekulojmë për origjinën e tij/InLajmi/