Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka konfirmuar se me emisarin Lajcak janë marrë vesh për hapat që çojnë në shtensionim të situatës në veri të Kosovës, përcjell InLajmi
Bislimi thotë se me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së ka diskutuar për zbatimin e marrëveshjes bazike për normalizimin e raporteve, që është arritur me Serbinë në fund të shkurtit dhe për zbatimin e aneksit të kësaj marrëveshjeje, për të cilin palët janë pajtuar më 18 mars, në Ohër.
Përve këtij diskutimi, ai tha se ka pajtim për shtensionim të situatës
Postimi i plotë i tij:
U takova me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajcak, për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm në zbatimin e plotë dhe të drejtë të Marrëveshjes Bazike dhe Ankesit të saj. U pajtuam për hapat e nëevojshëm për të siguruar deeskalim efektiv dhe sic parashihet me ligj, duke u fokuaur në normalizim dhe zbatimin e sundimit të ligjit /InLajmi/