• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 20 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 9 korrik ndër vite?!

V E nga V E
9 July 2023
në Kalendari historik
0 0
0
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
0
SHPERNDARJE
58
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

9 korriku është dita e 190 – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 175 ditë.

Ngjarje

540 – Mbreti anglez Henry VIII anuloi martesën e tij gjashtëmujore me bashkëshorten e katërt, Anne Cleves.

1776 – Për herë të parë George Washington urdhëron që Deklarata e Pavarësisë të lexohet me zë të lartë para anëtarëve të Ushtrisë Kontinentale në New York: Kushtetuta fillon me kë to fjalë: “Ne, populli i Shteteve të Bashkuara, me qëllim që të krijojmë një bashkim më të përkryer….”

1789 – Asambleja Kombëtare e Frances rimblidhet në Versajë për përgatitjen e kushtetutës. Me këtë rast zyrtarët propozuan ndryshimin e emrit nga Versaja në Berceau-de-la-Liberte (“Djepi i Lirisë”), por u tërhoqën kur u përballen me kundërshtimet e shumicës së banorëve. Përmendja më e hershme e emrit Versajë është në një dokument të vitit 1038 mbi fshatin Versajë. Në 1575, fshati u ble nga fiorentinasi Albert de Gondi, i cili ftoi mbretin Luigj XIII për gjueti në pyjet përreth. Mbreti u kënaq dhe urdhëroi ndërtimin e një shtëpie gjuetie në vitin 1624. Tetë vjet më vonë, ai e mori Versajën nga familja Gondi dhe ndërtoi pallatin, të cilin mbreti pasardhës, Luigj XIV do ta shndëronte në një nga pallatet më të mëdhenj në botë.

1793 – Kanadaja e sipërme miraton Aktin Kundër Skllavërisë, dhe ndalon importimin e skllevërve në Kanadanë e poshtme.

1810 – Napoleoni anekson e Mbretërinë e Holandës duke e bërë atë pjesë të Perandorisë së Parë franceze. Mbretëria e Holandës ishte jetëshkurtër, si pasojë e rënies së Napoleonit, por ky status shërbeu si precedencë për një Holande të bashkuar, duke lehtësuar shpalljen e monarkisë me të drejta të plota.

1811 – Eksploruesi britanik David Thompson vendon një shenjë në bashkimin e lumenjve Columbia dhe Snake (në shtetin e tanishëm Uashington, SHBA), duke e shpallur territorin pjesë të Britanisë.

1816 – Argentina shpall pavarësinë nga Spanja. Kolonizimi spanjoll i rajonit kishte filluar në 1512. Pavarësia u pasua nga një luftë civile deri më 1861, e cila përfundoi me riorganizimin e vendit si federatë me Buenos Aires kryeqytet. Prej atëherë, ndërsa valët e emigracionit masiv evropian ndryshuan rrënjësisht kulturën dhe demografive e saj, Argjentina ka gëzuar një rritje historikisht pothuajse-pashembullt në begati: në fillim të shekullit 20-të, Argjentina renditej vendi i shtatë më i zhvilluar në botë. Pas 1930s, edhe pse mbeti mes 15 vendeve më të pasura deri në mesin e shekullit, Argjentina ra në paqëndrueshmërinë politike dhe krizë ekonomike, që u bënë pengesë për zhvillim.

1821 – 470 qipriotë të shquar duke përfshirë kryepeshkopin Kyprianos u ekzekutuan në përgjigje të ndihmës qipriote në Luftën greke për pavarësi nga perandoria osmane.

1850 – Profeti persian Bab ekzekutohet në Tabriz, Persi. Në mëngjesin e 9 korrikut, Bab u dërgua në oborrin e kazermës në të cilën ai ishte duke u mbajtur, ku mijëra njerëz ishin mbledhur për të parë ekzekutimin e tij. Bab u vendos i lidhur përballë një skuadre pushkatimi. Sipas raporteve të shumta të dëshmitarëve, duke përfshirë edhe ato të diplomatëve perëndimorë, kur urdhëri për zjarr u dha, sheshi u mbush me tymin e pushkëve. Kur tymi u shpërnda, Bab nuk ishte në oborr; plumbat me sa duket kishte prerë litarët që e mbanin lidhur. U bë një rrëmujë e madhe, shumë veta nga turma besimtare thane se Babi u ngrit në qiell apo thjesht u zhduk. Por ushtarët më pas e gjetën atë në një pjesë tjetër të kazermave, krejtësisht të padëmtuar, dhe e vranë. Në traditën Babi-Bahai, dështimi i skuadrës së pushkatimit për të vrarë Babin besohet të ketë qenë mrekulli.

1850 – Zachary Taylor, presidenti i 12–të i SHBA–së, ndërroi jetë në Washington, pas vetëm 16 muajsh në post.

1868 – Ratifikohet Amendamenti i 14-të i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara për garantimin e shtetësisë së plotë për të gjithë afrikano amerikanët.

1875 – Fillon kryengritja e Hercegovinës kundër sundimit osman, e cila do të zgjasë deri në vitin 1878 dhe do të ketë pasoja me ndikim të gjerë në të gjithë Ballkanin.

1877 – në Londër është organizuar turneu i parë i tenisit.

1900 – Në një ditë korriku, vdiq Jani Vreto (lindur më 1822) shkrimtar, botues dhe figurë e rëndësishme e zgjimit kombëtar (cilësuar si Guttenbergu shqiptar). Ishte nga Postenani, fshat pranë Leskovikut në Shqipërinë e jugut; mori mësimet e para greqisht dhe shqip nga Nikolla Ikonomi. Pastaj shkoi në gjimnazin Zosimea ku u njoh me shumë atdhetarë. Më 1879 themelon në Stamboll shoqatën e botimeve shqipe; përndiqet nga perandoria osmane dhe vendoset në Bukuresht, ku krijon shtypshkronjën e parë shqipe, duke bërë në fushën e shqipes atë që Guttenbergu kishte bërë rreth 400 vjet më pare në fushën e kulturës evropiane – përhapjen e dijes në një mënyrë të re e shumë më të efektshme.

1903 – Diktatori i ardhshëm sovjetik Joseph Stalin dënohet me 3 vjet internim në Siberi.

1922 – Johnny Weissmuller noton 100 metra stil të lirë në 58.6 sekonda, duke thyer rekordin botëror dhe ‘kufirin 1 minutë’ në këtë lloj gare noti.

1947 – U paralajmërua fejesa e princeshës britanike Elizabeth me Philip Mountbatten.

1955 – Manifesti Russell-Einstein shpallet në një conference shtypi nga Bertrand Russell në Londër, Angli. Manifesti nënvizoi rreziqet e paraqitura nga armët bërthamore dhe u bëri thirrje udhëheqësve për zgjidhje paqësore të konflikteve ndërkombëtare. Manifesit ishte nënshkruar nga 11 intelektualë dhe shkencëtarë të njohur, përfshi Albert Einstein, i cili e kishte nënshkruar atë vetëm disa ditë para vdekjes më 18 prill 1955.

1979 – Një makinë bombë shkatërron makinën Renault pronë e “gjuetarëve nazistë” Serge dhe Beate Klarsfeld në shtëpinë e tyre në Francë. Një shënim në vendin e ngjarjes thoshte se përgjegjësinë për sulmin e merrte ODESSA, akronim gjermanisht për Organisation der Ehemaligen SS–Angehörigen. Qëllimi i organizatës ishte krijimi i mundësive të arratisjes së anëtarëve SS për të shmangur kapjen dhe ndjekjen penale për krime të luftës. Shumica e tyre u ndihmuan nga ODESSA të vendoseshin me dokumente false në Amerikën e Jugut dhe Lindjen e Mesme.

1992 – Kandidati presidencial demokrat, Bill Clinton, zgjodhi senatorin Al Gore nga Tennessee si kandidat të tij për nënkryetar.

1997 – Boksieri Mike Tyson u ndalua të boksonte dhe u gjobit me tre milionë dollarë, pasi që ia këputi veshin kundërshtarit të tij, Evander Holyfield.

1997 – Në Gostivar të Maqedonisë ndodhën protestat e popullatës shqiptare pas arrestimit të kryetarit të komunës Rufi Osmani, i cili e ngriti flamurin shqiptar në ndërtesën komunës në këtë qytet.

2001 – Një gjykatë në Kil vendosi se gjenerali Augusto Pinochet nuk mund të gjykohej për shkelje të të drejtave të njeriut, për shkak të shëndetit të tij të përkeqësuar.

2004 – Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se rrethoja e planifikuar izraelite në Bregun Perëndimor paraqiste shkelje të ligjit ndërkombëtar

2011 – Është shpallur pavarësia e Sudanit jugor nga Sudani verior.

Lindje

  • 1858– Franz Boas, antropolog amerikan.
  • 1932 – Donald Rumsfeld, politikan amerikan.
  • 1957 – Ardian Klosi, publicist, aktivist i shoqërisë civile në Shqipëri. (v. 2012)
  • Vdekje
  • 1850 – Zachary Taylor, politikan dhe kryetar i SHBA–ve

Festa dhe përvjetore

  • Dita e shkatrrimit të armëve
Tags: LindjeNgjarjeVdekje
Postimi i mëparshëm

E diela përrvëluese, diell dhe vapë, shëndetligët të bëjnë kujdes në dalje!

Postimi tjetër

Aroma e saj kur sapo ka dalë nga furra është e parezistueshme

Të ngjajshme Postime

Çfarë ka ndodhur më 20 prill ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 20 qershor ndër vite?

20 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 5 shtator ndër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 19 qershor ndër vite?

19 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 6 mars ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur më 18 qershor ndër vite?!

18 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 17 qershor ndër vite?

17 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 28 janar ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur më 16 qershor ndër vite?

16 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur më 15 qershor ndër vite?

15 June 2025
Postimi tjetër
Aroma e saj kur sapo ka dalë nga furra është e parezistueshme

Aroma e saj kur sapo ka dalë nga furra është e parezistueshme

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 20 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 20 qershor ndër vite?

20 June 2025
Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

20 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira lokale

20 June 2025
Ky truk ideal për verën të kushton 0 lekë dhe mund ta kopjosh nga J.Lo

Ky truk ideal për verën të kushton 0 lekë dhe mund ta kopjosh nga J.Lo

19 June 2025
“Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës: Ne luftojmë terroristët, jo gratë e fëmijët

“Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës: Ne luftojmë terroristët, jo gratë e fëmijët

19 June 2025
Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit

Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit

19 June 2025
Detajet që bëjnë diferencën në një marrëdhënie të qëndrueshme

Detajet që bëjnë diferencën në një marrëdhënie të qëndrueshme

19 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu