Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pas takimit të lajmëruar me opinionistët dhe gazetarët, e ka vlerësuar kontributin e tyre për daljen nga kriza që e ka kapluar vendin, raporton InLajmi.
Abdixhiku i’u drejtua gazetarëve duke thënë se gjendja në vend është e zymtë dhe e rëndë, dhe se LDK-ja nuk mund të qëndrojë duar kryq.
Sipas tij vendi nuk mund të jetë peng i një ideologjie, por ka njerëz që i dalin zot.
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës pohoi se do të ketë takim edhe me presidenten Vjosa Osmani/InLajmi/