Këtë të shtunë është shënuar shpejtësia e erës më e larta e matur ndonjëherë që nga përfundimi i luftës në Kosovë, përcjell InLajmi.
Sipas Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror shpejtësia e erës ishte gjegjësishtë 113.3 km/h është regjistruar në ora 14:59 sipas orës lokale, ndërsa në të kaularën ka qenë 44kt apo 81.5 km/h.
Në njoftim thuhet se stuhia ishte e shoqëruar me erëra të fuqishme, shi e breshër ka shkaktuar dëme të konsideruara materiale gjithandej vendit tonë.
Njoftimi i plotë nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror:
Erëra me shpejtësi rekorde regjistrohen në ASHNA.
Ditën e shtunë, me datë 01.07.2023, në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror është shënuar shpejtësia e erës më e larta e matur ndonjëherë që nga përfundimi i luftës në Kosovë.
Shpejtësia e erës prej 61.2KT, gjegjësishtë 113.3 km/h është regjistruar në ora 14:59 sipas orës lokale. Në shënimet e të dhënave klimatologjike dhe statistikave meteorologjike nga Departamenti Meteorologjik – ASHNA, vërehet se shpejtësia maksimale e erës e matur në ASHNA në të kaluarën ka qenë 44kt apo 81.5 km/h.
Stuhia e shoqëruar me erëra të fuqishme, shi e breshër ka shkaktuar dëme të konsideruara materiale gjithandej vendit tonë/InLajmi/