Duke folur për situatën në Kosovë, Perko Matoviq nga Instituti i Sigurisë Kombëtare thotë se ka disa probleme që janë të pakapërcyeshme, transmeton InLajmi.
Ai fajëson kryeministrin e Kosovës për rritjen e tensioneve që sipas tij kontaminon shoqërinë atje.
“Fakti që ai ngrit tensione përbën një problem serioz, sepse e kontaminon shoqërinë në Kosovë. Tani është vendosur një standard i ri se çfarë do të thotë të mbrosh interesat e shiptarit”, tha Matoviq.
Sipas tij, një lloj konflikti, jo në kuptimin ushtarak, por një lloj konflikti që do të zgjasë me vite është absolutisht i pashmangshëm.
“Unë nuk shoh se ata duan të pranojnë atë që ofrohet nga ndonjë kornizë, dhe politika e perëndimit nuk ka dëshirë të pranojë gabimin e tyre dhe të thotë se kanë gabuar”, u shpreh Matoviq.
Nga ana tjetër Andrija Jorgiq, drejtor i Borbës, duke folur për situatën në Kosovë, thotë se nuk beson se zgjedhjet e reja mund të sjellin paqe.
“Vetëm formimi i Bashkimit të Komunave Serbe do të sillte paqe, thjesht për t’u rikthyer në jetën normale” vlerësoi Jorgiq dhe shtoi se të gjitha opsionet duhet të shqyrtohen me mençuri.
Jorgiq tha për Novo jutro TV Pink se është e qartë se bashkësia ndërkombëtare nuk është shumë e interesuar për atë që po ndodh në Kosovë.
Edhe Jorgiq, thotë se kryeministrin Albin Kurti vetëm provokon konflikte/InLajmi/