Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u ka shprehur ngushëllime familjarëve me rastin e vdekjes së nënë e bir nga vërshimet në Pejë, përcjell InLajmi
Po ashtu Sveçla ka bërë të ditur se niveli qendror kanë qenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë për reagim.
Më tej ai ka ftuar qytetarët që për çdo kërkesë apo informacion të vijojnë të kontaktojnë pa pagesë në numrin emergjent 112, Policinë e Kosovës 192 dhe Zjarrfikësit 193.
Postimi i plotë i tij:
Të gjithë jemi jashtëzakonisht të shqetësuar me vërshimet e mëdha me të cilat është ballafaquar qyteti i Pejës mbrëmë dhe të pikëlluar që këto vërshime morën jetën e dy qytetarëve tanë.
Që nga fillimi i përkeqësimit të situatës, të gjithë akterët e nivelit qendror kanë qenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë për reagim dhe vazhdojnë të jenë në koordinim të ngushtë me nivelin lokal ku po bëhet vlerësim sistematik i situatës.
Shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve Ademaj dhe Hoxhiq për humbjen e më të dashurve të tyre.
Falënderoj qytetarët për bashkëpunimin dhe komunikimin e vazhdueshëm mbrëmë me Qendrat Operative Emergjente dhe njëkohësisht i ftoj që për çdo kërkesë apo informacion të vijojnë të kontaktojnë pa pagesë në numrin emergjent 112, Policinë e Kosovës 192 dhe Zjarrfikësit 193./InLajmi/