Një grua është arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje e ka rrahur vjehrrën të premten rreth orës 11 e 40 në Drenas, përcjell InLajmi
Sipas Policisë së Kosovës, viktima nuk ka dashur të pranojë trajtim mjekësor.
Ndërsa e dyshuara, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar vjehrrën e saj viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka dashur tretman mjekësor /InLajmi/
