• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 20 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Osmani: Koha të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje me BE dhe SHBA

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
17 June 2023
në KRYESORE
0 0
0
Osmani nga Parlamenti Evropian u drejtohet serbëve: Kosova është shtëpia juaj!
0
SHPERNDARJE
38
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shpresë plotë se mosmarrëveshjet aktuale të Kosovës me BE dhe SHBA do të tejkalohen. Në një takim me korrespondentë politikë, gjatë qëndrimit të saj në Berlin, Osmani tha se është koha të ulemi për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme.

“Nuk mendoj se mosmarrëveshjet mund të anashkalohen duke sulmuar njëri-tjetrin në media, por nëse ulemi dhe flasim”. Osmani vijoi se tani kanë mbetur të sqarohen disa detaje në lidhje me riorganizimin e zgjedhjeve në veri dhe tërheqjen e forcave policore nga komunat në fjalë, 2 kërkesa këto aktuale të vendeve të Quintit ndaj Kosovës.

“Zgjedhjet e reja duhet të bëhen pa ndërhyrje nga Serbia”

Përsa i përket zgjedhjeve të reja në 4 komunat serbe në veri të Kosovës, Osmani tha se kusht për mbajtjen e tyre është që

të sigurohet pjesëmarrja e serbëve. “Ne kemi kërkuar mbështetjen e partnerëve tanë për t’u siguruar që Serbia të mos ndërhyjë në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet e një vendi tjetër, siç bëri herën e kaluar, dhe që të mos u bëjë presion serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë. Por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje”, vijoi Osmani.

Sa i përket tërheqjes së forcave policore, ajo tha se Kosova tashmë ka propozuar që të bëhet një vlerësim i përbashkët i sigurisë së bashku me KFOR dhe EULEX, në bazë të të cilit do të bëhet tërheqja. Por ajo theksoi se duhen vijuar përpjekjet e përbashkëta për sundimin e ligjit për të gjetur kriminelët që ushtruan dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe të tjerëve.

“Vuçiç është kthyer në strategjinë e vjetër”

Mosmarrëveshjet aktuale të Kosovës me BE dhe SHBA ajo i shpjegoi me pakënaqësinë e vendeve partnere për situatën e krijuar në veri që nga 26 maji, kur nisën punën 4 kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Si pasojë e protestave të dhunshme të serbëve, më 29 maj, u lënduan një numër i madh ushtarësh të KFOR-it dhe civilë.

Përgjegjësia për situatën e krijuar megjithatë mbetet në Serbi, është e mendimit Osmani, e cila e akuzoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiç që është kthyer në strategjinë e vjetër që krijon krizë pas krizash duke bllokuar suksesin dhe zbatimin e marrëveshjeve të dialogut. “Serbët kishin instrumente të ndryshme që mund të ishin përdorur nëse do të donin të kontestonin legjitimitetin e kryetarëve të komunave që u zgjodhën. Por ata nuk përdorën asnjë nga ato mjete kushtetuese demokratike për ta bërë këtë”, u ankua presidentja.

Qasja e BE-së në dialog të jetë më e balancuar

Edhe dialogu, është e mendimit presidentja e Kosovës, duhet të jetë më i balancuar: “Mendoj se një nga arsyet kryesore pse kemi këto tensione gjatë gjithë kohës është edhe për shkak të zhgënjimit se si po shkon dialogu”, tha ajo në përgjigje të pyetjes së Deutsche Welles, në lidhje me rolin e BE-së si ndërmjetësues në normalizimin e marrëdhënieve me shtetin fqinj.

Kritikë pati Osmani ndaj vendeve aleate që nuk kanë reaguar ndaj shkeljeve të bëra nga Serbia: “Ka pasur shkelje të vazhdueshme në këto 2 muajt e fundit, që nga 18 marsi, kur u bë marrëveshja, por asnjëherë deri më tani nuk kemi dëgjuar një lloj deklarate nga Bashkimi Evropian duke thënë, po, kjo është një shkelje e marrëveshjeve. Mendoj se kjo po e inkurajon Serbinë që të mos kujdeset për procesin dhe po dëmton besueshmërinë e procesit të dialogut.”

Kidnapimi i 3 policëve kosovarë ishte një nga shkeljet e fundit të Marrëveshjes së Ohrit dhe marrëveshjes ushtarako-teknike 1999, kujtoi presidentja e Kosovës. Ajo falënderoi në mënyrë eksplicite vendet aleate, SHBA, Britaninë e Madhe, dhe Gjermaninë, që tashmë kërkuan lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve kosovarë.

“Na janë dhënë garanci për liberalizimin e vizave”

Sa për procesin e liberalizimit të vizave, ajo tha se nuk beson se ai do të ndalet, sikurse ishte aluduar nëpër media: “Na janë dhënë garancitë e siguruara nga institucionet evropiane se kjo nuk do të ndodhë. Të paktën deri tani. Kjo është pikërisht ajo që kemi dëgjuar dhe na është thënë, jo vetëm e dëgjuar nga të tjerët, por sigurisht, duke folur me institucionet evropiane”, siguroi presidentja, shkruan DW

Osmani ndodhet në Berlin me ftesë të presidentit, Frank Walter Steinmeier për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Speciale për personat me aftësi të veçanta. Por presidentja e Kosovës e shfrytëzoi këtë ftesë për të bërë një sërë takimesh me aktorë të rëndësishëm politikë në Gjermani. Ajo ndër të tjera pati edhe një takim në Komisionin e Jashtëm të Bundestagu

 

Tags: BESHBAVjosa Osmani
Postimi i mëparshëm

Zhbllokimi i mjeteve vetanake të komunave, kryetarët tregojnë se ku do të investohen

Postimi tjetër

Rrahu vjehrrën, arrestohet gruaja nga Drenasi

Të ngjajshme Postime

KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni
KRYESORE

KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

20 June 2025
Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë
KRYESORE

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

20 June 2025
Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit
KRYESORE

Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit

19 June 2025
Abdixhiku: Memli Krasniqi duhet të flas për 24 deputetët e PDK-së, jo të partive të tjera
KRYESORE

Abdixhiku: Memli Krasniqi duhet të flas për 24 deputetët e PDK-së, jo të partive të tjera

19 June 2025
I quajti nomadë, Musliu-Shoshi i reagon ashpër Kurtit
KRYESORE

I quajti nomadë, Musliu-Shoshi i reagon ashpër Kurtit

19 June 2025
Gazetari britanik që xhiroi familjen Jashari: Ngjarje si në Prekaz s’kam parë deri me tani
KRYESORE

Gazetari britanik që xhiroi familjen Jashari: Ngjarje si në Prekaz s’kam parë deri me tani

19 June 2025
Postimi tjetër
Rrahu vjehrrën, arrestohet gruaja nga Drenasi

Rrahu vjehrrën, arrestohet gruaja nga Drenasi

Lajmet e fundit

KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

20 June 2025
Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

20 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 20 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 20 qershor ndër vite?

20 June 2025
Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

20 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira lokale

20 June 2025
Ky truk ideal për verën të kushton 0 lekë dhe mund ta kopjosh nga J.Lo

Ky truk ideal për verën të kushton 0 lekë dhe mund ta kopjosh nga J.Lo

19 June 2025
“Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës: Ne luftojmë terroristët, jo gratë e fëmijët

“Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës: Ne luftojmë terroristët, jo gratë e fëmijët

19 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu