“All Design” është një biznes individual në pronësi të Liridona Muhaxhiri Lila, i specializuar në dizajnimin dhe prodhimin e veshjeve unike tradicionale dhe moderne. Me pasion për modën dhe një përvojë të përjetshme në artin e prodhimit të veshjeve, Liridona synon të vendoset si një nga stilistet më të kërkuara të veshjeve në Kosovë dhe më gjerë.
Rrugëtimi i Liridonës në industrinë e modës ka filluar që në moshë të re, duke i ndihmuar nënës se saj në krijimin e veshjeve tradicionale. Me kalimin e viteve, talenti dhe përkushtimi i saj e çuan atë të zhvillonte dizajnet e saj të veçanta, të cilat tërhoqën interesin e anëtarëve të familjes dhe gradualisht u zgjeruan në një audiencë më të gjerë. Pavarësisht se filloi biznesin e saj në vitin 2018, Liridona i dha prioritet studimeve dhe ndoqi përvojën e punës në sektorin privat përpara se të angazhohej plotësisht për aspiratat e saj sipërmarrëse.
Produktet e All Design janë Vellot dhe Fustana nuserie, veshjet tradicionale për femra, si dhe fustanet solemnë, të cilat dizajnohen dhe punohen sipas kërkesave të veçanta nga konsumatoret dhe me porosi. Karakteristikë e këtyre produkteve është çmimi i volitshëm për cilësinë e ofruar. Për produktet tradicionale, të prodhuara nga All Design, cilësia e materialit të përdorur është e garantuar, derisa dizajni është ekskluziv, për shkak se dizajnohet dhe punohet sipas traditës jashtëzakonisht të gjatë dhe të ruajtur familjare.
E njëjta gjë vlen për Vellot edhe për veshjet (fustanet) solemne moderne, të cilat punohen me dizajne të cilat janë në trend, derisa qepja është ekskluzive, e punuar nga individë që kanë përvojë shumë të gjatë në fushën e rrobaqepësisë.
Në anën tjetër, ideja ekskluzive e All Design për t’i dhënë me qira produktet e saj, qoftë tradicionale, qoftë ato moderne, ua mundëson grave të reja që me një çmim tejet të volitshëm, të mund të prezantohen në ahengjet dhe evenimentet e martesave të tyre dhe jo vetëm, në mënyrën më të mirë dhe më dinjitoze të mundshme. Përmes këtij shërbimi ekskluziv,
All Design ofron mundësinë e përmbushjes së dëshirave të klienteve potenciale, që në të ardhmen të mos e përdorin të njejtin fustan dhe të duken gjithmonë ndryshe në ahengjet dhe evenimentet, në të cilat marrin pjesë dhe kjo duke mos pasur nevojë të shpenzojnë shuma të larta, siç ndodh zakonisht në Kosovë.
Në secilin prej produkteve të “All Design”, është i vërejtshëm përkushtimi dhe cilësia e dizajnit, prerjes, qepjes, si dhe qëndisjes. Portfolio e produketeve të “All Design” përbëhet nga:
• Dallamat;
• Jelekët me ari;
• Fustanet me ari;
• Vellot;
• Fustanet e nusërisë;
• Fustanet elegantë;
(Artikull i sponsorizuar)