Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri deklaroi se qëndrimi i PDK-së është që çdo vendim të merret në koordinim me SHBA-në, raporton InLajmi.
Madje ai thotë se nuk duhet që të cenohet rendi kushtetues, sepse cenohet edhe pavarësia e vendit.
“Qëndrimi i PDK-së është që të kemi angazhim të përbashkët me SHBA-në, është e dhimbshme të kemi sanksione të tjera. Çdo vendim duhet të jetë në përputhje me rendi kushtues, nuk mund të them as po, as jo. Është e rëndësishme që çdo vendim të jetë në përputhje me rendin kushtues sepse cenohet në thelb pavarësia”, deklaroi ai
Po ashtu Tahiri ka bërë të ditur se të enjten do të mbahen 2 seanca
“Të enjten kemi 2 seanca, në seancën e parë nga ora 10:00 do të trajtojmë vetëm një pikë Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme”, tha Tahiri. /InLajmi/