Lideri i PDK-së Memli Krasniqi gjatë ditës së hënë vizitoi komunat veriore, Zveçanin dhe Zubin Potokun, ku takoi kryetarët e këtyre 2 komunave, Ilir Pecin dhe Izmir Zeqirin, përcjell InLajmi.
Krasniqi bëri të ditur se gjatë vizitës ai pa nga afër sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen jo vetëm kryetarët e komunave, por edhe qytetarët shqiptarë në këto vendbanime.
Më tej ai i falënderoi të 2 kryetarët për përkushtimin sakrificën dhe vullnetin, që, përkundër kushteve jo adekuate.
Postimi i plotë i tij:
Sot, vizitova Zveçanin dhe Zubin Potokun, ku takova Kryetarët e këtyre dy komunave, Ilir Pecin në fshatin Kelmend dhe Izmir Zeqirin në fshatin Çabër.
Pashë nga afër sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen jo vetëm Kryetarët e komunave, por edhe qytetarët shqiptarë në këto vendbanime.
Të dy kryetarët i falënderova për përkushtimin, sakrificën dhe vullnetin, që, përkundër kushteve jo adekuate, detyrën e tyre ta ushtrojnë me durim, përgjegjësi dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke kontribuar në paqe dhe shtensionim të situatës në komunat e tyre.
Para se gjithash, sot, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci janë në shërbim të qytetarëve, të komunave të tyre dhe të shtetit të Kosovës. Dhe, për këtë, ata gëzojnë mbështetjen e plotë timen dhe të Partisë Demokratike të Kosovës./InLajmi/