Deputeti i VV’së, Gramos Agusholli thotë se do të ketë Asociacion, por jo me kompetenca ekzekutive.
Këtë deklaratë Agusholli e dha teksa komentoi kërkesën urgjente që sot Emisari Special i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar, tha për kryeministrin Kurti në BBC
“Ashtu siç ka thënë kryeministri Kurti, që asociacion do të ketë, por jo me kompetenca ekzekutive. Qeveria e Kosovës është zotuar që do ta respektojë marrëveshjen e Ohrit, por ajo duhet te respektohet si tërësi, jo në mënyrë të pjesshme”, tha Agusholli.
Në anën tjetër, Agusholli foli edhe për situatën në veri dhe kërkesën e ndërkombëtarëve për tërheqjen e njësive speciale nga veriu.
Agusholli thotë se kryeministri Kurti u tregua fleksibil duke thënë se do të mbahen zgjedhjet e reja.
Sipas Agushollit, është gabim nëse dikush mendon që duhet bërë kompromis me bandat dhe kriminelët në veri, të cilët sipas tij janë të dirigjuar dhe ushqehen nga Serbia, shkruan GazetaBlic
“Në anën tjetër, kryeministri është treguar fleksibil dhe ka thënë se do mbahen zgjedhjet e reja në komunat veriore, ku qytetarët përmes votës së lirë do t’i zgjedhin kryetarët e rinj. Është gabim nëse dikush mendon që duhet bërë kompromis me bandat dhe kriminelët në veri, të cilët janë të dirigjuar dhe ushqehen nga Serbia”, tha ai