Ambasadori i Finlandës, Matti Nissinen ka folur për zhvillimet e fundit në vend, tensionet në veri dhe dialogun Kosovë-Serbi.
Diplomati finlandez që shërben në shtetin e Kosovës nga shtatori i vitit të kaluar ka thënë se hyrja e Finlandës në NATO e rritë sigurinë e shtetit të tij.
Nissinen ka thënë se shteti i tij dënon fuqishëm sulmet ndaj qytetarëve, gazetarëve e ushtarëve të KFOR-it, por ka thënë se veprimet e njëanshme duhet të shmangen, shkruan Telegrafi
Ambasadori finlandez ka folur edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës e Finlandës në shumë fusha, por në veçanti në fushat ekonomike, TIK dhe për rëndësinë e ‘Odës Ekonomike Nordike’, të themeluar së fundi.