Skuadra e Barcelonës është duke punuar për afatin e transferimeve dhe mund të ketë shumë befasi në ekipin katalunas në sezonin e ri.
Flitet për një rikthim të Lionel Messit në klubin e Barcelonës dhe kjo mund të ndodh shumë shpejt,
Këtë e konfirmon edhe trajneri i kampionit të këtij sezoni në La Liga, Xavi. I cili thotë se prioriteti kryesor i klubit është Lionel Messi, që tashmë e ka konfirmuar edhe largimin nga PSG-ja.
“Kam folur me Lionel Messin. Është e çartë që prioriteti ynë është kthimi i tij. E kam thënë tashmë se gjithçka varet nga ai”, u shpreh Xavi, shkruan lajmi.net
Kujtojmë që Lionel Messi ka oferta edhe nga klubet e Ligës Profesionale nga Arabia Saudite.