Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave në shtetin e Indisë pas aksidentit tragjik të përplasjeve së trenave në qytetin Odisha, përcjell InLajmi.
Kurti tha se Kosova qëndron krah për krah me Indinë në këtë kohë dhimbjeje.
Qofshin kurajo familjarët e viktimave dhe të plagosurit të shërohen sa më shpejtë, shtoi ai.
Postimi i plotë i tij:
I shpreh ngushëllimet më të thella Indisë për aksidentin tragjik të trenit. Qofshin kurajo familjarët e viktimave dhe të plagosurit të shërohen sa më shpejt. Kosova qëndron krah për krah me Indinë në këtë kohë dhimbjeje/InLajmi/