Kryeministri i vendit, Albin Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës mori kritika të ashpra nga deputetët opozitar të cilët kërkuan arrestimin e bandave kriminale meqë ata po dihen me emra se kush janë, raporton InLajmi.
E shpejtë dhe plot ironi ishte përgjigja e kryeministrit Albin Kurti për Abelard Tahirin, Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun, të cilët i pyeti “A t’i arrestoj kriminelët në veri me koordinim a pa koordinim?” ndërsa kjo shkaktoi të qeshura në kuvend.
“Arrestimin e këtyre kriminelëve në veri a duhet ta bëj me koordinim a pa koordinim? Pra, arrestimin po e bëj sepse ju ma dhatë mbështetjen”, tha Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Por, Kurti nuk u ndal me kaq, duke thënë se e ka një pyetje speciale për Abelard Tahirin, të cilën e pyeti “A t’i arrestoj kryetarët në veri me shurdhues a pa shurdhues”, duke e ironizuar më tutje me fjalët “Tahiri ka qenë ministër i Drejtësisë dhe i di këto punë”. /InLajmi/