Shefi i Deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ndërsa foli për situatën në veri, tha se Kosova e ka humbur sovranitetin, miqtë dhe po rrëshqet drejt një diktature, raporton InLajmi.
“Deri sa sot po debatojmë Policët janë përballë bandave kriminale të Vuçiqit, të cilët janë vendosur në lajthitje nga kjo Qeveri. Ka ndodhur humbja e sovranitetit në atë pjesë, e 2 humbja e miqësisë me aleatët tanë ndërkombëtarë dhe e 3 është rrëshqitja e kësaj Qeverie nga një demokraci liberale në një diktaturë e paparë”, deklaroi Tahiri.
Ai, kritikoi kryeministrin Kurti për mos deklarim zyrtarë për ushtarët e lënduar të KFOR-it.
“Krejt çka merrni vesh ju dhe ne, nuk e ka informuar Presidenten, Kuvendin e as nuk e ka njoftuar Këshillin Kombëtar me kënd je konsultuar për këto veprime. Po flet për një sovranitet që është oborr i Kuvendit komunal. 30 trupa të KFOR janë plagosur ndërsa t’i nuk e the asnjë fjalë, të cilët kanë shkuar aty për me ndal gjakderdhjen”, tha tutje Tahiri.
“Ti mendon se i mashtron sikurse që i ke mashtruar qytetarët. Ne e kemi obligim me mbrojt miqësinë me Amerikën, e tash vega jote me na tregu kush është Amerika”, tha ai. /InLajmi/