Kryeministri i vendit, Albin Kurti i’u është përgjigjur kritikave të opozitës për situatën e tensionuar në veri, raporton InLajmi.
Kurti e pranoi se kryetarët e rinj në veri nuk kanë legjitimitet të plotë për shkak të daljes së ulët në zgjedhje, por për këtë fajësoi Beogradin, duke thënë se fushata e egër e tyre bëri që serbët të bojkotojnë këto zgjedhje.
“Kryetarët aktualë në veri është e vërtetë që janë larg legjitimitetit të plotë për shkak të daljes së ulët në zgjedhje, por kjo është pasojë e fushatës së egër të Beogradit zyrtar që të bojkotohen ato zgjedhje dhe të mos konsolidohen ato zgjedhje. Unë jam i vetëdijshëm që dalja në zgjedhja ka qenë e ulët vetëm se ata që po na kritikojnë nga Beogradi se zgjedhjet nuk janë legjitime, ata vetë nuk kanë legjitimitet fare”, tha Kurti në seancën e Kuvendit.
Kryeministri theksoi se thirrja për bojkot dhe braktisja e institucioneve janë vendime të gabuara ndërsa shtoi se pushteti në vendin tonë nuk mund të merret me plumba, granata dhe sulme, por me zgjedhje.
“Të mos harrojmë se thirrja për bojkot dhe braktisja e institucioneve janë krejt vendime të gabuara, për të cilat pasojat po i bart shteti ynë. Në Republikën e Kosovës pushteti mund të merret me plumba, granata e sulme të Policisë së Kosovës, gazetarëve dhe KFOR-it”, tha ai.
Në fund, kryeministri theksoi se karshi demokratëve është demokrat ndërsa karshi ekstremistëve e shovinistëve duhet të jem edhe sovranist. /InLajmi/