Zgjim Hyseni, nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka thënë se të gjitha ngjarjet nga veriu i vendit, “konkretisht rreth ndërhyrjeve që Qeveria Kurti i ka bërë”, i kanë konkretizuar me një parullë.
“Tash e 2 vjet i kemi konkretizu me një parullë, ajo parullë e ka emrin “Tension për Asociacion”, ky është një episod tjetër i cili ka pasë shumë të ngjashme veçse ke pak më i shkurtë”, ka thënë Hyseni, duke shtuar se kanë menduar që kjo është apologji për procesin e dialogut, i cili sipas tij tashmë ka marrë epilog të keq.
“Unë mendoj që është më e rëndësishme me qenë më ekonomik në përdorim të shprehjeve. Kur thua ata janë milici fashiste të Vuçiqit dhe pastaj sipas kërkesave të tyre me vepru…Ne i dërguam kryetarët e komunave që Kurti thoshte legalë në institucione me punu, patë protesta prej milicive fashiste edhe tash po mbajmë zgjedhje të parakohshme. Kjo i bie që ke komunikim me milicitë fashiste”, ka shtuar Hyseni në RTV Dukagjini.
“Kur i quan polici fashiste, me fashista nuk diskutohet…Historia na tregon se me fashista nuk flitet”, ka shtuar tutje Hyseni.