Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj gjatë një takimi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, ka thënë se është koha që Izraeli të hapë ambasadë në Kosovë, përcjell InLajmi.
Hoxhaj bëri të ditur se atje ka takuar disa politikanë dhe emra të njohur në shtetin mik të Kosovës.
Tutje, ai ka thënë se marrëdhënia e Kosovës me Izraelin është e veçantë.
Postimi i plotë i tij:
Kënaqësi të vizitoj përsëri MPJ të Izraelit dhe të takoj miq të vjetër, si ambasadorët Simona Halperin, Dan Oryan, ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv dhe të Ngarkuarën me Punë në Izrael, Ines Demiri. Marrëdhënia jonë me Izraelin është e veçantë dhe tani është koha që Izraeli të hapë Ambasadë në Kosovë! /InLajmi/