Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryetarët e komunave nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët refuzuan takimin me ambasadori amerikan Jeff Hovenir dhe ambasadorin e BE-së Tomas Szunyog dhe ambasadori amerikan Jeff Hovenier, përcjell InLajmi.
Sipas Çitakut, kjo qasje avantureske e kombinuar me arrogancë mund t’i kushtojë shumë Kosovës.
Çitaku “e acaruar” me këtë vendim, i pyet kryetarët e rinj “Ku jeni nisë more kështu?”.
Ajo kërkoi nga Qeveria e Kosovës që t’i ulë tensionet dhe të koordinohet me aleatët ndërkombëtarë.
Postimi i plotë i tij:
29 Maj 2023, Kryetarët e Komunave nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje refuzojnë takimin me Ambasadorin e SHBA dhe atë të B.E.
Kjo në ditën kur të gjithë ishim dëshmitarë të pamjeve nga veriu i vendit, ku pjesëtarët e KFOR Amerikan ishin bërë mur i gjallë në mes turmave agresive dhe zyrave komunale.
Ku jeni nisë more kështu?!
Qetësojuni. Ulni tensionet. Uluni dhe koordinoni hapat me aleatët tanë. Nëse keni shqetësime a pakënaqësi, thuajeni në takim.
Ndërkohë, qenka paralajmëruar që KM Kurti nesër do të jetë në Bratislavë në një panel me Lajçak, Gjukanoviq, Petkov. 🫢
Qasja avantureske e kombinuar me arrogancë mundet me na kushtu shtrenjtë. /InLajmi/