Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Italisë Antonio Tajani, me të cilin ka diskutuar për situatën në veri, përcjell InLajmi.
Kurti theksoi se ka rënë dakord me ministrin Tajani që situata në veri duhet të qetësohet dhe marrëveshja themelore të zbatohet në tërësi.
“Pata një bisedë telefonike me Antonio Tajani. Të 2 ramë dakord se koha e tanishme kërkon që të zbatohet Marrëveshja Themelore dhe të qetësohet situata në veri”, ka shkruar Kurti.
Ndryshe, situata në veri edhe këtë të hënë ka vazhduar me tensione, pasi protestuesit serbë janë përleshur me Policinë e Kosovës për të hyrë në ndërtesat komunale. /InLajmi/
Had a phone conversation with the Italian DPM&MFA @Antonio_Tajani earlier today. We both agreed that the current time calls for the implementation of the Basic Agreement and the situation in the north to be calmed down.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 29, 2023