Pas situatës së tensionuar në veri të vendit, sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se ka biseduar me emisarin e Bashkimit Evropian, Joseph Borrell për Kosovën, përcjell InLajmi.
Sipas Stoltenberg, Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen në dialogun e udhëhequr nga BE tani, e cila siç thekson ai, është e vetmja rrugë drejt paqes dhe normalizimit.
Stoltenberg thekson se Prishtina duhet të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm destabilizues.
“Fola me Josep Borrellin për Kosovën. Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen në dialogun e udhëhequr nga BE tani, si e vetmja rrugë drejt paqes dhe normalizimit. Prishtina duhet të de-përshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm destabilizues”, shkroi Stoltenberg. /InLajmi/
https://twitter.com/jensstoltenberg/status/1662782456770994181