Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali ndau në rrjetet sociale një album fotografik shumëngjyrësh të Panairit Festiv të organizuar në qytetin e Shkodrës, një projekt i financuar nga Ministria e Kulturës.
“Jam e lumtur që për të dytin vit radhazi mbështesim një sipërmarrje festive kaq kuptimplotë për Shkodrën, në qendër të së cilës janë lulet, kultivimi dhe mirëmbajtja e të cilave është traditë e hershme dhe talent i rrallë i shkodranëve”, shkroi ministrja Bilali.
Sheshi i qytetit të Shkodrës është mbushur nga gumëzhimat dhe zërat e fëmijëve që festuan përmes interpretimeve dhe talenteve të tyre, shkruan ATSH
Më vonë gjatë ditës e në mbrëmje do të ketë plot aktivitete të tjera, ku nuk do mungojnë paradat me motive lulet, “Bilbilat e Vegjël Këndojnë” dhe muzika e mirë e grupeve muzikore më të dashura.