Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova pritet të rikthehet nga lëndimi gjatë kësaj jave.
Zhegrova i cili u lëndua ndaj Reimsit gjatë këtij muaji është rikthyer në stërvitje dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Nantes e vlefshme për javën e 36-të në Ligue 1.
Situata te Lille nuk është mjaft e mirë, sidomos pas lëndimit të anësorit Ismaily dhe në rast se Zhegrova është i gatshëm 100% do të jetë në formacionin startues gjatë këtij vikendi.

Lille po lufton për ta zërë një vend që çon në garat e UEFA-s, shkruan Lajmi.net.
Për momentin ata janë në pozitën e 5 që çon direkt në UEFA Conference League, por janë në garë edhe për pozitën e 4 që çon në UEFA Europa League.