Pak më shumë se një javë nga 14 maji, humbja e thellë dhe për me tepër humbja e kontrollit politik në të gjitha bashkitë e republikës, Sali Berisha thirri mbledhjen e kryesisë së tij.
Por jo për një analizë për atë që u ka ndodhur, por si gjithmonë për të akuzuar Edi Ramën se vodhi zgjedhjet në një mënyrë që duket se e ka parë vetëm ai.
“Kjo është hera e parë në histori që vota nuk blihet më nën dorë, por blihet haptas. Publikisht me 670 mijë zarfe, secili prej tyre me 50 mijë lekë në mes të fushatës elektorale dorëzuar çdo pensionisti shqiptar”, u shpreh Berisha, shkruan Abc.News.al.
Ditën kur i besuari i tij Noka shkoi të dorëzojë padinë e parë në SPAK, për kryebashkiaken e Roskovecit të fotografuar duke pirë kafe me kandidatin e tij, Sali Berisha e shtyu përballjen me përgjegjësitë e tij, për një periudhë tjetër.