2 nga panelistët e “Politikos’’ sonte kanë pasur një përplasje të ashpër mes vete e cila ka kaluar edhe në personale e akuza për ofendime. ‘Ujin’ e “Politikos’’ e trazoi së pari anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi i cili iu drejtua komentatores politike, Fatime Hajdarit me përemër dhe jo në mbiemër.
‘Njona atje thojke Serbisë po i bëhet presion nga krejt bota. Ose thojke kanë votu në Këshill të Evropës edhe vende që s’e kanë njohur Kosovën. Kanë votu kundër Kosovës edhe vende që e kanë njohur Kosovën. Po thuni sende të pavërteta, masandej po na akuzoni.”, tha ai.
Kjo bërë që Hajdari të reagoj ashpër duke e cilësuar si një ofendim dhe vepër të keqe nga ana e Krasniqit, madje ajo i kërkoi që i njëjti të mbaj disa leksione për komunikimin.
“E para e punës t’u kisha lut shumë mësohu me komuniku, jo ‘ajo’ thum zonja Hajdari ose të paktën Fatimja.
Mësohu me komuniku, mos m’u drejto me përemra. Është shumë e ulët, nuk është respekt me iu drejtu dikujt ajo atje, kjo, është e ulët. Unë asnjëherë s’tu kam drejtuar me ky por zotëri Krasniqi. Ti je gjeneratë e re dhe duhet me qenë shembull. S’e kam personale, por duhet të jesh shembull për gjeneratën e re. Ndihem e ofenduar.”, deklaroi ajo gjatë debatit, shkruan Gazeta10.
Krasniqi u arsyetua duke thënë se nuk ka ofenduar dhe s’ka përse të kërkon falje megjithëse potencoi se ka respekt për bashkëfolësen. “Me krejt respektin, Jemi tu bë debat, s’është qëllimi me të ofendu. Ti tërë kohën je duke me ofenduar mu, po e ki personale, po ki inat. S’e kam personale. Ofendim më i rëndë është më m’thënë je i frustrum. Nuk të ofendova.”, tha ai.