Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi, ka uruar homologun e saj, Jakov Milatoviq, përcjell InLajmi.
Osmani tha se 2 vendet janë bashkuar përmes lidhjeve të forta mes njerëzve dhe i kanë forcuar vlerat e përbashkëta.
Ajo tha se partneriteti është krijuar gjatë dhe është i rrënjosur në vlerat e përbashkëta duke u forcuar nga vendosmëria për t’iu bashkuar familjes euro-atlantike.
Postimi i plotë i saj:
Urime dita e pavaresise Malit te Zi!
2 vendet tona janë bashkuar përmes lidhjeve të forta mes njerëzve. Ne kemi krijuar një partneritet të gjatë që është i rrënjosur në vlerat e përbashkëta dhe i forcuar nga vendosmëria jonë për t’iu bashkuar familjes euro-atlantike./InLajmi/