• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 29 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kuriozitete

Hegra, ”xhevahiri” arkeologjik përballet me dyndje të turistëve

Vjosa Haxhiaj nga Vjosa Haxhiaj
21 May 2023
në Kuriozitete
0 0
0
Hegra, ”xhevahiri” arkeologjik përballet me dyndje të turistëve
0
SHPERNDARJE
30
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në një nga vendet me zhvillimin më të shpejtë në botë, ekziston një monument i gdhendur me gur ranor, i rrethuar nga pemë hurmash dhe rrugë të pluhurosura. Kjo është Hegra. Njohur gjithashtu si al-Hijr ose Mada’in Saleh, Hegra është një xhevahir i vërtetë arkeologjik në Arabisë Saudite dhe vendi i parë arab i regjistruar në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

I ndërtuar midis shekullit të parë para Krishtit dhe shekullit të parë të erës sonë, ky qytet antik përfshin një nekropol mbresëlënës me varre të gdhendura në gur ranor dhe të vendosura përballë peizazhit të shkretëtirës së gjerë të Arabisë Saudite. Petra, vendi i famshëm në Jordani, ishte kryeqyteti i popullit nabatean, ndërsa Hegra ishte qyteti jugor i mbretërisë, derisa u braktis në shekullin e 12-të. Mirëpo nëse Petra është admiruar si një nga shtatë mrekullitë e botës moderne nga miliona vizitorë, Hegra u hap për vizitorët vetëm në vitin 2019.

Jashtë hijeve të historisë

Nabateanët besohet se ishin fise që merreshin shumë me tregti dhe kryesisht shisnin produkte aromatike, si temjanë dhe erëza, shumë prej të cilave përdoren në ritualet fetare. Por pjesa më e madhe e kulturës së tyre ka humbur në histori. Në fillim të vitit 2023, arkeologët rindërtuan fytyrën e një gruaje nabateane, mbetjet e së cilës u gjetën në shkretëtirë. Tashmë, shtimi i investimeve në arkeologji nga qeveria saudite nënkupton se nga qytetërimi i Hegrës do të dalin në dritë çdo ditë fakte të reja.

“Të gjithë kemi dëgjuar për asirianët, të gjithë kemi dëgjuar për Mesopotaminë. Por nabateanët iu kundërvunë romakëve dhe grekëve, pasi kishin një sistem të pabesueshëm tregtie nëpër shkretëtirë, dhe kontrollonin shumicën e rrugëve më të rëndësishme tregtare.”

Wayne Bowen, profesor i historisë në Universitetin e Floridës Qendrore

Megjithëse nabateanët nuk lanë pas dokumente të shkruara, një nga arritjet e kulturës së tyre vazhdon të luajë ende një rol të madh në rajon: alfabeti që hodhi themelet e arabishtes moderne.

Në tokë ranore

Me të mbërritur në qendrën e vizitorëve, mysafirët priten me hurma dhe filxhanë kafeje saudite. Ashtu si shumë vende të tjera të ngjashme, Hegra këshillohet të vizitohet herët në mëngjes ose në mbrëmje, për të mos përjetuar diellin përvëlues. Nabateanët ishin një popull nomad, kështu që nuk ka mbetur shumë nga jeta e tyre e përditshme, për t’u parë nga turistët. Megjithatë, ata kanë mundësi të shohin peizazhet e mrekullueshme të shkretëtirës dhe sigurisht nekropolet unike.

Në total janë rreth 115 varre. Më i famshmi prej tyre është Qasr al-Farid (arabisht “Kështjella e vetmuar”), i cili qëndron i vetëm, me një strukturë të vendosur përballë horizontit prej rëre. Një varr tjetër është hapur për të gjithë kureshtarët që duan të shohin brenda. Zona rreth kornizave të dyerve mund të tregojë emrat e njerëzve të varrosur atje. Detajet e projektimit japin të dhëna se ku mund të kenë udhëtuar banorët. Imazhet e feniksëve, shqiponjave dhe gjarpërinjve nënkuptojnë njohjen me kulturat e largëta si Greqia dhe Egjipti.

Shumë vizitorë kombinojnë udhëtimin e tyre në Hegra me vizitat në vendet më të vogla historike si Dadan dhe Jabal Ikmah. Në luginën e Xhebel Ikmah, të cilën sauditët e quajnë “bibliotekë në ajër të hapur”, mund të shihni një sërë mbishkrimesh të gdhendura në aramaisht, dadanitisht, thamudik, minaik dhe nabate. Përkthimet jepen në arabisht, anglisht dhe nganjëherë frëngjisht, pasi murgjit francezë ishin vizitorë të hershëm në këtë zone, shkruan A2CNN.

Këto kohë, Petra po lufton me dyndjen e turistëve dhe po përpiqet të kufizojë një numër të konsiderueshëm njerëzish, gjë që i jep mundësinë Hegrës të njihet dhe të tërheqë më shumë turistë.

Tags: Arabia SauditeArkeologëtJordani
Postimi i mëparshëm

Petkoviq lajmëron Lajçakun se Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në kufi

Postimi tjetër

Feronikeli '74 rikthehet në Superligë

Të ngjajshme Postime

Reportazhi i BBC: Si gjyshet shqiptare shpëtuan kuzhinën tradicionale
Kuriozitete

Reportazhi i BBC: Si gjyshet shqiptare shpëtuan kuzhinën tradicionale

27 June 2025
I humbi unaza me diamant në liqenin e Teksasit, gruaja angazhon zhytësin profesionist që t’ia gjej – ia arrin qëllimit
Kuriozitete

I humbi unaza me diamant në liqenin e Teksasit, gruaja angazhon zhytësin profesionist që t’ia gjej – ia arrin qëllimit

25 June 2025
Peshkaqeni i bardhë shfaqet në Adriatik
Kuriozitete

Peshkaqeni i bardhë shfaqet në Adriatik

24 June 2025
A e dinit se në Japoni ka kafene ku mund të…
Kuriozitete

A e dinit se në Japoni ka kafene ku mund të…

24 June 2025
Një ‘kërpudhë’ misterioze është parë në Planetin e Kuq në një foto të shkrepur nga roveri Curiosity i NASA-s
Kuriozitete

Një ‘kërpudhë’ misterioze është parë në Planetin e Kuq në një foto të shkrepur nga roveri Curiosity i NASA-s

17 June 2025
Sonte mos harroni të hidhni sytë nga qielli; Hëna Luleshtrydhe, fenomeni që nuk do të përsëritet deri në vitin 2043
Kuriozitete

Sonte mos harroni të hidhni sytë nga qielli; Hëna Luleshtrydhe, fenomeni që nuk do të përsëritet deri në vitin 2043

11 June 2025
Postimi tjetër
Feronikeli ’74 rikthehet në Superligë

Feronikeli '74 rikthehet në Superligë

Lajmet e fundit

Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident fatal në Ferizaj, vdes 28-vjeçari

29 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 28 qershor ndër vite?

28 June 2025
Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

28 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
Karakteristikat e një abuzuesi emocional

Karakteristikat e një abuzuesi emocional

28 June 2025
Reportazhi i BBC: Si gjyshet shqiptare shpëtuan kuzhinën tradicionale

Reportazhi i BBC: Si gjyshet shqiptare shpëtuan kuzhinën tradicionale

27 June 2025
Sa kushtoi dasma e shekullit? Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i “dhuroi” Venecias…

Sa kushtoi dasma e shekullit? Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i “dhuroi” Venecias…

27 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu