Kryeministri Edi Rama ka publikuar të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit në lidhje me flukset turistike gjatë 3 mujorit të fundit, përcjell InLajmi
Rama thekson se Shqipëria renditet si vendi i parë në Evropë sa i takon rritjes së numrit të turistëve, krahasuar me periudhën pandemisë.
Në këtë listë Shqipëria renditet gjithashtu e 3 në botë pas Qatarit që zhvilloi kKupën e Botës dhe Arabisë Saudite.
Postimi i plotë i tij:
Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin Shqipërinë jo veç për sezonin veror buzë detit, por tanimë përgjatë gjithë vitit, nga Tirana e gjithandej prej veriut në jug, konfirmohet me një të dhënë spektakore të Organizatës Botërore të Turizmit, e cila për tre muajt e parë të këtij viti e rendit Shqipërinë të tretën në botë dhe në VEND TË PARË në Europë sa i takon rritjes turistike krahasuar me periudhën përpara pandemisë, duke paralajmëruar kështu edhe një sezon fantastik veror /InLajmi/




















