Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka vizituar kryetarin e Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, të cilin e ka uruar për marrjen e detyrë së re, përcjell InLajmi.
Muja tha se Komuna veriore e Mitrovicës ka shumë punë dhe nevoja por jemi të bindur që me kryetarin e ri do të jenë angazhim i tij i përditshëm.
Punë të mbarë Erden Atiq, përfundoi ai.
Postimi i plotë i tij:
Sot vizitova Komunën veriore të Mitrovicës për të uruar Kryetarin e kësaj komune, Erden Atiq në marrjen e detyrës së re.
Komuna veriore e Mitrovicës ka shumë punë dhe nevoja, por jemi të bindur që me Kryetarin e ri Atiq infrastruktura, shërbimet komunale dhe shërbimi për çdo qytetar pa dallim do të jenë angazhimi dhe përkushtimi i tij i përditshëm.
Punë të mbarë Erden Atiq./InLajmi/