Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe, shkruan InLajmi.
Pak ditë pasi komunat veriore mbetëm pa kryetarë Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani shpalli 18 Dhjetorin si ditë të zgjedhjeve, zgjedhje këto që u shtynë për 23 prill të këtij viti shkak incidentet e ndodhura në veri.
E këto zgjedhje u bojkotuan nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe e cila bëri thirrje serbëve të mos merrnin pjesë.
Edhe përkundër shumë tensioneve deklarative procesi zgjedhor me 23 Prill kaloi pa asnjë incident dhe përkundër dalës së ulët gjithsej 45.000 qytetarë me të drejtë vote kanë marrë pjesë 1567 qytetarë apo 3.47 % .
E pas përfundimit të procesit të votimit, KQZ-ja publikoi rezultatet përfundimtare ku Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në Mitrovicë të Veriut dhe në Leposaviç, ndërsa në Zveçan dhe Zubin Potok të parët kanë dalë kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Kryetarët e rinj të dalur nga këto zgjedhje kanë afat deri me datë 28 Maj të bëjnë betimin e tyre, ndërsa premten e 19 majit pritet që Erden Atiq nga Vetëvvendosje të japë betimin si kryetar i ri i Mitrovicës së Veriut e pastaj edhe kryetaret e tjerë.
Mirëpo, procedura e betimit po shihet si mundësi për përshkallëzim të situatës, kjo pasi edhe presidenti serb Alekdander Vuçiq këtë të enjte në një deklaratë për medie tha se ata nuk do i pranojnë kurrë kryetaret e rinj.
“Situata në veri të Kosovës është e vështirë dhe e tensionuar! Unë po kërkoj nga serbët që të ruajnë paqen. Kryetarët e “rremë” nuk do të pranohen kurrë. Ky veprim është vetëm krijimi i një atmosfere që serbët të largohen nga veriu”, deklaroi Vuçiq.
E komuniteti ndërkombëtar vazhdimisht po bën thirrje për qetësi nga të 2 palët që të mos nxiten tensione edhe ashtu në një situatë të brishtë sigurie çfarë e kemi atje.
Sido që të jetë ekziston frika se në veri gjendja mund të tensionohet ku shkak mund të merret inaugurimi i kryetarëve të rinj në 4 komunat veriore.
Mundësin e përshakllzimit të situatës në veri e parashohin edhe njohësit e sigurisë, megjithatë ata besojnë se para fillimit të procesit inaugurues institucionet vendore në bashkërendim me institucionet ndërkombëtare të sigurisë do të kujdesën që situata atje të mbahet e qetë dhe stabile.
Se situata atje mund edhe të përshkallëzohet e bëri të ditur edhe njohësi i sigurisë Drizan Shala në një deklaratë për InLajmin, tha se vendimi për inaugurimin e kryetarëve atje duhet analizuar mirë nga ana e institucioneve të Kosovës.
“Por vendimi duhet analizuar mirë para që të ndërmarrën veprimet të cilat mund të prishin disballancin e forcave në terren”, deklaroi Shala.
Eksperti Shala shprehet i shqetësuar se situata mund të eskaloj në veri me qëllimin e vetëm që pas këtyre tensioneve të bëhet tension mbi Kosovën që të formoi Asociacionin.
“Inaugurimi i kryetarit në Mitrovicën e Veriut do të jete sfida e parë për Qeverinë e Kosovës pas tensioneve që krijuar nga 2021 e deri tani. Në rast se do të kemi tensione atëherë faktori ndërkombëtar do të bej presion të pjesa e ASK- se ( Asociacionit të Komunave Serbe ) që kjo të zbatohet sa më parë”, deklaroi Shala për InLajmin.