Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar senatorin amerikan Bob Menendez për fjalimin në Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, përcjell InLajmi.
Osmani tha se angazhimi i Mendez drejt Ballkanit Perëndimor është i palodhshëm dhe i palëkundur.
Mirënjohëse për iniciativën e tij për seancën e sotme të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, e cila hodhi një dritë vendimtare mbi zhvillimet në rajon, përfundoi Presidentja e Kosovës.
Postimi i plotë i saj:
Një falenderim nga zemra për Senatorin Menendez për lidershipin e tij, angazhimin e palodhur dhe angazhimin e palëkundur ndaj demokracisë në Ballkanin Perëndimor.Mirënjohës për iniciativën e tij për seancën e sotme të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, e cila hodhi një dritë vendimtare mbi zhvillimet në rajon./InLajmi/
