Herën e fundit kur janë mbledhur ata që vendosin për ligjet në këtë vend, ka qenë data e 4 majit
Ligjvënësit e Kosovës ka më shumë se 2 javë që nuk janë takuar në Kuvendin e Kosovës, për seancë plenare.
Partia në pushtet ka shumicën në Kuvend e për këtë shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Arben Gashi ka hedhur kritika të ashpëra në drejtim të partisë në pushtet.
Gashi ka kritikuar mazhorancën duke thënë se, janë të paaftë për të Qeverisur.
Gashi shton se koalicioni qeverisës i VV-së ka krizë të numrave.
“Koalicion qeverisës i VV-së, ka krizë të numrave, dhe mungesë të aftësisë për të qeverisur Kosovën, e mbi të gjitha kanë lufte të brendshme në Grupin parlamentar duke pasur mungesa të mëdha në seanca nga VV”, thotë Gashi.
Sipas Gashit komunat janë duke u dëmtuar pasi VV’ja ka mungësë vullneti për koncensus politik dhe po merr vendime të gabuara, shkruan GazetaBlic
“Dhe në të njëjtën kohë mungesë vullneti për koncensus politik për të funksionuar Kuvendin duke marrë vendime që i dëmtojnë komunat”, tha Gashi