Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka bërë të ditur se ka nisur stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA-së, stërvitje kjo ku do të demonstrohen aftësistë ndërvepruese të SHBA-së me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s, përcjell InLajmi.
Sipas Ramës, Shqipëria, si partnere e besueshme, do të luajë një rol të rëndësishme në këtë stërvitje.
Për më tepër, ai theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të tregojë angazhimin maksimal për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Postimi i plotë i tij:
DEFENDER 23
Nis stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s💪
Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme, duke treguar angazhimin tonë maksimal për paqen dhe stabilitetin në rajon🇺🇸🤝🇦🇱 #Defender2023. /InLajmi/




















