Mëngjesin e sotëm është krijuar një situatë paniku në Serbi.
Qytetarët serb kanë marrë kërcënime për bombë në 3 shkolla në pjesën e Beogradit të ri.
Prindërit e fëmijëve që ndjekin mësimin morën mesazhe kërcënuese që të mos i sillnin fëmijët e tyre në klasë sepse ekziston një kërcënim me bombë, raporton N1.
Ekipet e policisë janë dërguar në terren, transmeton Front Online.
Ditë më parë, Serbia u trondit nga një rast ku u vranë 10 persona në një shkollë fillore nga një 14 vjeçar.
