Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se projekti për ndërtimin e shkollës në fshati Dumosh së shpejti do të jetësohet, përcjell InLajmi.
Bulliqi tha se është nënshkruar kontrata për ndërtimin e shkollës fillore në Dumosh me vlerë prej 560 mijë euro.
Ai tha se ky projekt do të financohet në tërësi nga buxheti komunal ndërsa bëri të ditur se brenda pak ditësh do të fillojnë punimet.
Bulliqi theksoi se do të angazhohet maksimalisht deri në realizimin e secilit projek para qytetarëve, duke thënë “Punë të mira e projekte të mëdha e presin Llapin”.
Postimi i plotë i tij:
Është nënshkruar kontrata për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Dumosh, në vlerë prej 560 mijë euro. ✍️🏫
👉Ky projekt do të financohet në tërësi nga buxheti komunal, ku brenda pak ditësh edhe do të fillojnë punimet. 👷
Angazhim maksimal deri në realizimin e secilit projekt të premtuar para qytetarëve. Punë të mira e projekte të mëdha e presin Llapin! /InLajmi/