Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia bashkë me kryesuesin e grupit punues për hartimin e Listës Esenciale të Barnave, Dr. Driton Vela, mbajtën konferencë për media ku bënë të ditur se për vitin 2023 është rritur më shumë se dyfish buxheti për Listën Esenciale të Barnave, përcjell InLajmi
Ministri Vitia deklaroi se nga 24 milionë euro sa ishte buxheti në vitin 2018, për vitin 2023, janë ndarë 60 milionë Euro.
Ndërsa, kryesuesi i grupit punues për hartimin e LEB, Driton Vela, njoftoi se parashihen barna të reja për dhjetëra indikacione të pambuluara deri më tani, shumë prej të cilave përcillen me komplikime vdekjeprurëse për pacientin.
Në Listën Esenciale të Barnave përfshihen të gjitha produktet e parapara në koncept dokumentin për sëmundje të rralla, miratuar në Qeverinë e Kosovës në dhjetor 2022.