Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas deklaratës së Besnik Bislimit, që ikja e qytetarëve nga Kosova është “diçka normale”, përcjell InLajmi
Halimi nga LDK ka thënë se ikja e qytetarëve nuk është betejë politike por shqetësim për shoqërinë.
Më tej ajo tha se më së paku do të pritej nga qeveria një hulumtim se pse po ikin qytetarët
Postimi i plotë i saj:
Çështja e ikjes së qytetarëve nuk është betejë politike, është shqetësim për shoqërinë dhe duhet të na bëjë bashkë të gjithëve. Derisa zëvendës kryeministri e konstaton ikjen si ‘normale’ do të pritej nga qeveria sëpaku një hulumtim për t’i dhënë përgjigje pyetjes, pse po ikin qytetarët? Mjekët dhe ekspertët e fushave të ndryshme?
Pas kësaj përgjigje dalin plot pyetje të tjera, përgjigjet në të cilat partia në pushtet i kishte në fushata parazgjedhore.
Mjerisht nuk i ka më!? /InLajmi/