Një person i moshës 67-vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Shipashnicë të Komunës së Kamenicës, përcjell InLajmi
Lajmin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.
Osmani tha se dyshohet se viktima e kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit me targa gjermane dhe kishte dal nga rruga duke u rrokullisur.
Ai shtoi se shkaqet e aksidentit janë të panjohura dhe po hetohen nga hetuesit policor të aksidenteve. /InLajmi/