Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Londër është takuar edhe me të Dërguarin Special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, përcjell InLajmi
Osmani ka bërë të ditur se në këtë takim kanë diskutuar për dialogun Kosovë – Serbi, integrimin euroatlantik të Kosovës dhe për domosdoshmërinë për të forcuar lidhjen dhe bashkëpunimin Kosovë – Britani e Madhe.
“Derisa isha në Londër, u takova gjithashtu me të Dërguarin Special të Mbretërisë së Bashkuar për BB Lord Peach. Diskutuam zhvillimet e fundit duke përfshirë hapat e rëndësishëm në dialog, integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe domosdoshmërinë për të forcuar më tej lidhjen dhe bashkëpunimin tonë me Britaninë e Madhe.”, ka deklaruar Osmani. /InLajmi/