Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Mbretin Charles III pas kurorëzimi mbretëror të tij, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se në ditën e kurorëzimit të mbretit i ka uruar ata me urimet më të përzemërta, dhe i ka falënderuar për mbështetjen ndaj Kosovës.
Ai tha se është i bindur se miqësia mes 2 vendeve do të vazhdojë të rritet edhe në të ardhmen.
Postimi i plotë:
Lidhja e Mbretit Charles III me Kosovën, është para së gjithash personale. Vizitat e tij në Kosovë, herën e parë në shtator 1999 dhe herën e dytë në mars 2016 janë tregues i marrëdhënieve të shkëlqyera që kemi me Mbretërinë e Bashkuar.
Në ditën e kurorëzimit të tyre, Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, iu shpreh urimet më të përzemërta! Njëkohësisht shpreh vlerësimin dhe falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës në përpjekjet për liri dhe shtetndërtim. Jam i bindur se partneriteti dhe miqësia mes dy vendeve tona do të vazhdojë të rritet edhe më tej në të ardhmen!/InLajmi/