Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për ngjarjen tragjike që ka ndodhur në Beograd, ku një adoleshent 14-vjeçar vrau në shkollë 8 nxënës dhe rojën e sigurisë, si dhe ka plagosur disa të tjerë.
Për këtë, kryeministri Kurti ka shprehur ngushëllime.
”Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre. Gjithashtu u uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike“, ka shkruar Kurti në Twitter, të enjten, transmeton Gazeta Express.
Për këtë rast tragjik ka shprehur ngushëllime edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.