Një ditë para takimit që pritet të zhvillohet në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka biseduar me këshilltarin e lartë amerikan Derek Chollet.
Kurti ka njoftuar se ka biseduar lidhur me agjendën e nesërme për takimin në Bruksel.
“Pata një telefonatë të mirë me Derek Chollet sot, ku diskutuam agjendën e takimit të nesërm. Theksova rëndësinë që Marrëveshja Themelore dhe Aneksi i saj duhet të zbatohen në tërësi dhe në mirëbesim. E falënderova gjithashtu për mbështetjen e SHBA-së”, ka deklaruar ai.
Për telefonatën me Kurti ka shkruar edhe vetë Chollet.
Chollet ka thënë se në këtë bisedë është diskutuar edhe për rëndësinë e implementimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në mënyrë të menjëhershme