• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 14 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Sociale Intervista

“Aktrimin e kam pasur gjithmonë pasion”, aktori Alban Goranci në një rrëfim ndryshe

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
1 May 2023
në Intervista
0 0
0
“Aktrimin e kam pasur gjithmonë pasion”, aktori Alban Goranci në një rrëfim ndryshe
0
SHPERNDARJE
102
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Aktori kosovar Alban Goranci njihet për role të shumta e cilësohet si njëri nga aktorët më të mirë në Kosovë, shkruan InLajmi.

E, këtë javë Albani ndan detaje nga rrugëtimi i tij si aktor, pasionin, sfidat dhe synimet për të arritur majat e suksesit në aktrim në një intervistë ekskluzive për lexuesit e Gazetës InLajmi.

InLajmi: Aktrimi pasion apo profesion për ju?

Alban Goranci: Për mendimit tim, aktorit nuk duhet t’i mungojë në asnjë mënyrë pasioni. Nëse i mungon elementi i parë, atëherë ai është i varfër në performancën e tij artistike. Aktrimin e kam pasur gjithmonë pasion dhe kur kam filluar ta ushtroj si profesion, e kam ndjerë veten të kompletuar si artist.

InLajmi: Cila ishte shfaqje parë që ju dhuroi të drejtën për të treguar talentin, ishte motiv për të ecur përpara?

Alban Goranci: Shfaqja ime e parë ka qenë në vitin 2007, kur isha vetëm 12 vjeç. Atë vit në Teatrin Kombëtar të Kosovës, trupa artistike e Teatrit Eksperimental La MaMa, në drejtimin e regjisores Ellen Stewart, vuri në skenë shfaqjen e stilit “mjuzikëll”, të quajtur Diana. Vështirësitë për mua ishin të mëdha, duke marrë parasysh herën e parë që po ngjitesha në skenë, por me ndihmën e profesionistëve arrita të bëjë më të mirën time edhe në aktrim, këndim, vallëzim e lëvizje skenike, meqë ishin aspekte përbërëse të shfaqjes, Pas mbarimit të saj, motivi dhe dëshira për t’u bërë aktor, më stimuluan të angazhohem më vonë në projektet e tjera artistike qoftë në teatër ashtu edhe në film.

InLajmi: A keni ndonjë rol që përshtatet me karakterin tuaj?

Alban Goranci: Kam pasur shumë role që janë përshtatur në masë të madhe me karakterin tim, por edhe role të tjera që më është dashur punë dhe hulumtim brenda vetes sime, për të gjetur pika të përbashkëta me personazhin.

InLajmi: Cili është roli që nuk do ta pranonit kurrë të luanit?

Alban Goranci: Ndonjë rol në ata filma që i shërbejnë propagandës së armikut, që synojnë ta denigrojnë dhe nxjerrin keq popullin tonë.

InLajmi: Sipas jush sa vlerësohet arti në trojet shqiptare?

Alban Goranci: Arti i mirëfilltë e cilësor nuk vlerësohet aq sa e meriton, ndoshta edhe si pasojë e disa paragjykimeve të rëndomta se të jesh krijues nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Unë besoj se arti do vlerësohej më shumë në qoftë se u servojmë njerëzve vepra përmbajtjesore që kultivojnë shijen artistike dhe ndikojnë pozitivisht në jetën e tyre.

InLajmi: A janë pagat e dinjitetshme për punën që bëni në kultivimin e kulturës dhe artit?

Alban Goranci: Kohëve të fundit ka ndryshime për të mirë në këtë aspekt, por në tërësi ka ende shumë punë që artistit t’i shpaguhet mundi, sakrifica dhe përkushtimi me paga dinjitoze.

InLajmi: Nëse jeni personazh negativ në shumë shfaqje a mendoni që do të krijohet një percepcion në opinion që edhe në jetën reale keni këtë “negativitet”?

Alban Goranci: Personalisht nuk më ka ndodhur një gjë e tillë, për shkak se kam luajtur role të ndryshme si personazh pozitiv, ashtu dhe negativ. Nuk e besoj se opinioni e shikon me atë sy aktorin në jetën reale, përderisa dihet se në skenë ai thjesht e realizon detyrën e tij dhe personazhi nuk e përfaqëson atë si njeri.

InLajmi: Sfidë më e madhe është të jesh aktor teatri apo filmi?

Alban Goranci: Si aktor teatri duhet të kalosh nëpër procesin e provave që mund të zgjatë një muaj,2 muaj apo edhe një vit të plotë, varësisht nga shfaqja që planifikohet të inskenohet. Puna sistematike, analiza e personazhit dhe e marrëdhënieve me personazhet e tjera, orët e gjata në prova, e deri te dita e premieres ku ballafaqohemi drejtpërdrejt me pubikun, përbën një sfidë të vërtetë për secilin aktor. Ndërkohë që në film puna kryesore bëhet në shesh të xhirimit, ndonëse fillimisht zhvillohen provat në tavolinë ku diskutohen rolet dhe koncepti regjisorial. Xhirimet janë të shpërndara në lokacione të ndryshme dhe gjithçka realizohet aty për aty, prandaj aktori në film duhet të jetë i përgatitur si në anën fizike ashtu dhe mentale. Teatri dhe filmi kanë vështirësitë e veta, por pak më sfiduese është puna si aktor teatri. Libona Gegaj /InLajmi/

Tags: Alban GoranciFilmiTeatri
Postimi i mëparshëm

Statovci: Si opozitë mjeti kryesor është fjala, në pozitë puna

Postimi tjetër

KB Prishtina iu drejtohet me një kërkesë plisave

Të ngjajshme Postime

Artisti kosovar Bujar Mustafa në mes sfidave dhe planeve të karrierës
Intervista

Artisti kosovar Bujar Mustafa në mes sfidave dhe planeve të karrierës

23 July 2023
Nga ideja deri tek mesazhi, Xhezide Selimi flet pas realizimit të 6 mini-biblotekave në vend
Intervista

Nga ideja deri tek mesazhi, Xhezide Selimi flet pas realizimit të 6 mini-biblotekave në vend

17 July 2023
Edi Kastrati në mes dëshirës dhe sfidave të aktrimit
Intervista

Edi Kastrati në mes dëshirës dhe sfidave të aktrimit

26 June 2023
Nga mjekësia në politikë, cilat janë synimet e Donjet Bislimit?
Intervista

Nga mjekësia në politikë, cilat janë synimet e Donjet Bislimit?

11 June 2023
Edi Furra dhe karriera e tij muzikore ndër vite
Intervista

Edi Furra dhe karriera e tij muzikore ndër vite

5 June 2023
Sa i rrezikshëm është rrezatimi dhe si duhet të mbrohemi gjatë ekzaminimit, tregon radiologu Gjikolli
Intervista

Sa i rrezikshëm është rrezatimi dhe si duhet të mbrohemi gjatë ekzaminimit, tregon radiologu Gjikolli

5 June 2023
Postimi tjetër
E jashtëzakonshme: KB Prishtina kualifikohet në ‘Play Off’ të ligës ENBL

KB Prishtina iu drejtohet me një kërkesë plisave

Lajmet e fundit

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

29 August 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

28 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu