Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me Zyrën e Presidencës, Komunën e Prishtinës, UNDP-në, Ambasadën e Luksemburgut, Ambasadën Japoneze, USAID kanë shënuar Ditën e Tokës, raporton InLajmi.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, theksoi se Qeveria e Kosovës ka kohë që ka filluar me aktivitete për tokën ndërsa përmendi hulumtimet që janë bërë, të cilat kanë vënë në pah problemet që lidhen me ndryshimet klimatike.
“Ka një kohë që kemi filluar me aktivitete që janë për tokën. Në disa hulumtime që janë bërë të sfidave më të mëdha me të cilat jemi duke u përballur, ka rezultuar që probleme lidhen më ndryshimet klimatike, mbeturina, shpyllëzimin dhe ndotjen e ujit, këto e prekin edhe vendin tonë”.
Osmani foli për rëndësinë e trajtimit të këtyre çështje bashkërisht ndërsa theksoi se nuk ka alternative tjetër përveç mbrojtja e tokës dhe mjedisit.
“Një gjë duhet ta kemi të qarët në trajtimin e këtyre çështjeve vetë nuk mund të ja dalim, duhet të bashkëpunojmë. A kemi vullnet për të punuar në këtë drejtim, konfirmoj se po. A kemi resurse, konsideroj që na duhet bashkëpunim. Nuk ka asnjë alternativ tjetër. Të mbrosh tokën dhe mjedisin do të thotë, të mbrosh shëndetin, jetën dhe mirëqenien”, tha ajo. /InLajmi/